Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës ka bërë të ditur se pa ujë të pijshëm kanë mbetur Lagjja e Spitalit dhe Mati 1. Kjo pasi një gyp është dëmtuar nga një kompani, thotë ujësjellësi.
KRU “Prishtina” tutje ka njoftuar se përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë dalë terren për sanimin e dëmtimit, me ç ‘rast pritet të sanojnë shpejt.