Metro

Rruga “Muharrem Fejza” po bëhet me rrjet elektrik nëntokësor – punimet deri në fund të qershorit

Rruga “Muharrem Fejza” po bëhet me rrjet elektrik nëntokësor – punimet deri në fund të qershorit
 

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se ka filluar projektin investiv në rrugën më të përfolur në Prishtinë, “Muharrem Fejza” ku pritet që pas disa vitesh ankesa të qytetarëve, të largohen shtyllat dhe kabllot ajrore të rrymës.

Përmes një njoftimi për media, KEDS ka bërë të ditur se aty ka nisur punën që përgjatë distancës katërkilometërshe të vendosë rrjetin elektrik nën tokë.