Kryetari Ahmeti nuk përmbushi 100 premtimet

“Prishtina qytet në çdo lagje” ishte njëri nga 100 zotimet e Shpend Ahmetit në 2017-n, me të cilin fitoi mandatin e dytë .
“Prishtina qytet në çdo lagje” ishte njëri nga 100 zotimet e Shpend Ahmetit në 2017-n, me të cilin fitoi mandatin e dytë .
Rruga “George Bush” nga katedralja deri te sheshi “Zahir Pajaziti” do të duhej tashmë të kishte këtë pamje.
Katër vjet pas, në këtë pjesë nuk ka përfunduar as parkingu i premtuar e as parku qendror.
Shesh tjetër u premtua si vazhdimësi e atij “Ibrahim Rugova” deri në pjesën e vjetër të qytetit, mirëpo as kjo nuk është realizuar.
Komuna e Prishtinës është në fazën e inicimit të tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, e cila me përfundimin e tij do të mundësonte edhe krijimin e këtij sheshi.
Sipas një raporti të Institutit GAP të publikuar në mars, Shpend Ahmeti gjatë mandatit të dytë nga 81 premtime ka realizuar vetëm 28 prej tyre. 9 kanë mbetur në gjysmë; 20 vetëm se i ka filluar, ndërsa 24 nga to nuk kanë filluar fare.
Se Ahmeti ka realizuar pak premtime e thotë edhe Qendrim Arifi nga INPO.
“Ka mjaft projekte të rëndësishëm që kryetari Ahmeti nuk ka arritur dhe nuk do arrijë t’i përfundojë dhe ndoshta shumë nga to edhe t’i fillojë në këtë mandat. Ky është një jo sinqeritet karshi qytetarëve se të paktën duhet t’i përfundosh projektet që i ke premtuar. Shumë janë në fazat fillestare dhe kjo është jo realiste se një kryetar nuk vjen që të premtojë inicimin e projekteve, por është dashur që projektet të përfundojnë. Parkingu nëntokësor ai është në fazat fillestare dhe duhen të paktën edhe dy vjet që të përfundojë nëse gjithçka shkon mirë. Shumë projekte do të mbesin trashëgim për kryetarin eventual tjetër edhe nëse ai do të jetë Shpend Ahmeti”, ka thënë Arifi.
INPO raportin mbi monitorimin e punës së Ahmetit ta publikojë më vonë, kur është më afër përfundimit të mandatit të dytë të tij.
“Shumë janë në fazat fillestare dhe kjo është jo realiste se një kryetar nuk vije që të premtoi inicimin e projekteve, por është dashur që projektet të përfundojnë. Parkingu nëntokësor ai është në fazat fillestare dhe duhen të paktën edhe dy vite që të përfundoi nëse gjithçka shkon mirë. Shumë projekte do të mbesin trashëgim për kryetarin eventual tjetër edhe nëse ai do të jetë Shpend Ahmeti”, është shprehur ai.
Një tjetër premtim ka qenë 4 parqe të reja për çdo vjet. Por nga ajo kohë vetëm një park i ri është ndërtuar në Prishtinë.
Drejtoresha për Parqe në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari tregon arsyen pse nuk është mbajtur ky premtim.
“Kemi vazhduar të kërkojmë për hapësira publike për të realizuar gjithë premtimet mirëpo fatkeqësisht hapësirat publike janë inekzistente pothuajse në të gjitha lagjet dhe jemi munduar të gjejmë një zgjidhje që të bëjmë renovime të ndryshme, sanime të ndryshme dhe të krijojmë hapësira të reja që mund të shfrytëzohen si hapësira rekreative, sportive dhe t’i shtohet gjelbërimi. Hapësirë e tillë është platoja të qafa e cila do të ketë edhe kënd të lojërave dhe drunj. Edhe te qendra tregtare ka ndodhur e njëjta gjë. Hapësirë tjetër është edhe te Dardania”, ka thënë Hajdari.
Unaza e brendshme, rruga A dhe kolektori në lagjen Mati janë disa nga projektet më të mëdha që përkundër premtimeve, nuk janë përmbushur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.