Metro

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 2.600 të moshuar kundër COVID-19

Foto: EO
 

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kundër Covid-19 janë vaksinuar 2.600 persona të moshuar, ndërsa të hënën deri në mesditë janë vaksinuar 85 persona më sëmundje kronike, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi, tha se deri më tani mbi 1.000 persona të moshës mbi 75 vjeç e më sëmundje kronike janë vaksinuar.