Arbëri

Dyshohet për helmimin e disa qenve në Matiqan, tre të ngordhur

Disa qenë dyshohet se janë helmuar në Matiqan.

Në përshkrimin e një videoje e cila është publikuar në rrjetet sociale, përkatësisht nga faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, thuhet se deri tani tre qenë kanë ngordhur.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. Tre të ngordhur deri tani. Njërën tentuam ta shpëtojmë mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ta shpëtojë”, thuhet në përshkrim.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth rastit.

 

Dyshohet per helmimin e qenve ne Matiqan. 3 te ngordhur deri tani. Njeren, Majen tentum me shpetu mirepo as nderhyrja e veterinarit nuk arriti me shpetu.

Posted by Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë on Thursday, April 15, 2021