Arbëri

Shpërthen gypi i ujit në “Bregun e Diellit” pasi banorët tentuan të vendosnin një shtyllë futbolli

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, konkretisht në një lëndinë tek banesat e kuqe përballë Konvikteve të Studentëve, ka shpërthyer një gyp i ujit.

Sipas banorit i cili i ka dërguar videon KOHËS, disa prej banorëve të asaj rrethine kanë tentuar të vendosin një shtyllë futbolli aty, duke çuar më pas në dëmtimin e gypit i cili shihet se ende është duke rrjedhur me shtypje të madhe.

Ndërkaq, Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit ka thënë për KOHËN se ekipet e Ujësjellësit janë informuar sot nga banorët për shpërthimin e gypit dhe se kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në momentin që është raportuar te ne, sot rreth orës 10.00. Edhe aktualisht janë duke u marrë me sanim. Si në çdo rast tjetër të tillë, përkushtimi dhe puna jonë nuk mungon, pra jemi aty për të sanuar defektin e ndodhur, por se sa do zgjasë varet nga natyra e defektit dhe procesi i punimeve përgjatë sanimit. Është intervenim i paplanifikuar. Por gjithsesi, besojmë që sot kryhet”, ka thënë ajo”, ka thënë Mjeku.