Metro

Rreth 400 pacientë në ditë me COVID-19 në Prishtinë kërkojnë ndihmë mjekësore

Rreth 400 pacientë në ditë me COVID-19 në Prishtinë kërkojnë ndihmë mjekësore
 

(Kosovapress) Në Komunën e Prishtinës vazhdojnë të jenë aktive rreth 3 mijë e 400 raste me COVID-19, ndërsa brenda ditës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Emshir, ku trajtohen pacientët me koronavirus në kryeqytet po kërkojnë trajtim mjekësor deri në 400 persona.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se gjatë kësaj periudhe në kryeqytet numri i personave pozitivë është jashtëzakonisht i madh.