Arbëri

Zjarrfikësit prishin ballkonet në një objekt në qendër të Prishtinës, për shkaqe sigurie

Zjarrfikësit në Prishtinë kanë prishur disa ballkone në një objekt banesor në qendër të Prishtinës, të premten pasdite.

Siç kanë bërë të ditur zjarrfikësit në vendin e ngjarjes, kjo është bërë për shkak të rrezikut të shkëputjes së këtyre ballkoneve.

Kohëve të fundit në disa objekte të vjetra në kryeqytet ka pasur telashe me fasadat.