Metro

Disa rrugë në Prishtinë mbesin pa energji elektrike

Disa rrugë në Prishtinë mbesin pa energji elektrike
Foto: KOHA
 

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se në Prishtinë, rrugët “Abdullah Tahiri”, “Maliq Pashë Gjinolli”, “Shefqet Zeka” dhe një pjesë “Ilir Konushevcit”, kanë mbetur pa energji elektrike.

Kjo ka ndodhur për shkak të mbingarkesës në trafon Emin Duraku.