Arbëri

Braha: Rrugët kanë filluar të pastrohen që dje, erërat po e zbehin efektin e kripës

Descriptive Text

Drejtoresha e Shërbimeve publike në Prishtinë, Medina Braha ka thënë për KTV-në se rrugët në kryeqytet kanë filluar të pastrohen që nga dita e djeshme, mirëpo siç ka thënë ajo, shkaku i reshjeve të vazhdueshme dhe erërave që po fryjnë është bërë e pamundur që kripa të ketë efekt të madh.

“Rrugët kanë filluar të pastrohen që nga dje mirëpo I kemi pasur dy faktorë që kanë bërë të mos jetë më e mira e mundshme. E para temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, në pjesët rurale ka shkuar në -12 dhe kësisoj kripa nuk ka pak efekte e në raste të caktuara fare. Kemi pasur edhe erëra të shumta dhe kjo ka bërë që pavarësisht pastrimit që e kemi bërë, pas disa minutave një pjesë e madhe e borës është bartur për shkak të erërave që kanë qenë e veçanërisht gjatë natës”, ka thënë Braha.

Ajo ka thënë se komuna e Prishtinës i ka angazhuar gjashtë kompani pastrimi që po intervenojnë në pjesën urbane dhe 3 të tjera në pjesët rurale për të pastruar rrugët.