Metro

Qeverisja e Ahmetit në Prishtinë me raport të dobët financiar

Qeverisja e Ahmetit në Prishtinë me raport të dobët financiar
 

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar vetëm 32 për qind të buxhetit për investime kapitale në vitin 2020, që sipas Iniciativës për Progres (INPO) paraqet një raport skandaloz të shpenzimeve të qeverisjes së Shpend Ahmetit në kryeqytet.

Në një lidhje direkte për emisionin SOT në Kohavision, Qëndrim Arifi nga kjo organizatë ka thënë se shpenzimi i ulët i buxhetit të Prishtinës është diçka që përsëritet me vite me radhë.