Metro

Numër i madh i fëmijëve me simptoma të Covid-19 po trajtohen në QKMF-në e Prishtinës

Foto: EO
 

Prishtinë, 9 shkurt (Ekonomia Online) - Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë ditët e fundit janë paraqitur për trajtim numër i madh i fëmijëve me simptoma të Covid-19.

Diamanta Raça-Hoxha, shefe e Repartit të Pediatrisë në QKMF, ka treguar se është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë, me simptoma nga më të ndryshmet.