Arbëri

Reduktime të ujit në disa zona për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

Descriptive Text

Obiliq, Fushë-Kosova, Drenasi dhe lagjia “Kalabria” në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit.

KRU “Prishtina” ka sqaruar se si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe të njëjtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i papërpunuar për t’u trajtuar për pije.

Për shkak të kësaj, ka rritje të turbullirës në ujin e pijes.

Reduktime të ujit u paralajmëruan edhe në disa zona të Prishtinës, gjatë mesditës dhe natës, konsumatorë që furnizohen nga sistemi i Badovcit.