Arbëri

Disa lagje në Prishtinë pritet të mbesin pa ujë, shkak dëmtimi i një gypi

Disa lagje në Prishtinë pritet të mbesin pa ujë të pijshëm shkaku i një rrjedhje në gypin e Badocit në rrugën “Shaqir Igrishta”, ka njoftuar KRU Prishtina.

KRU Prishtina ka thënë se ekipet janë në terren dhe po mundohen ta sanojnë dëmtimin.

“Si shkak i këtij intervenimi , pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga "Muharrem Fejza" , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura). Deri në sanimin e defektit kërkojmë mirëkuptim!” – thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.