Metro

Një pjesë e Prishtinës pa energji elektrike, KEDS-i thotë se janë në terren

Një pjesë e Prishtinës pa energji elektrike, KEDS-i thotë se janë në terren
 

KEDS-i ka njoftuar se zona industriale Prishtinë-Fushë-Kosovë, Ambasada Amerikane, lagjja Emshir, AKI-ja, FSK-ja dhe Komuna e re në Dragodan, janë aktualisht pa energjie elektrike.

Kjo për arsye se ka ndodhur një avari në nënstacionin 110/30/10 kv Prishtinë 1, që është nën menaxhim të KOSTT-it. Për çdo eventualitet, konsumatorët do të informohen përmes kanaleve tona të komunikimit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.