Metro

Inspeksioni në Prishtinë zotohet se do t’i gjobisë partitë që shkelin masat anti-Covid

Inspeksioni në Prishtinë zotohet se do t’i gjobisë partitë që shkelin masat anti-Covid
 

Komuna e Prishtinës është zotuar të respektojë ligjin dhe të gjobisë partitë që thyejnë masat anti-COVID me tubimet e tyre paraelektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, tha se grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vet atyre që po i grumbullojnë. Sipas tij, ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike.