Metro

Lagjja e Spitalit pa rrymë, shkak një defekt në rrjet

Lagjja e Spitalit pa rrymë, shkak një defekt në rrjet
 

Prishtinë, 10 janar (KosovaPress) - Në Lagjen e Spitalit në Prishtinë që nga mëngjesi është ndërprerë energjia elektrike shkaku i një defekti në rrjet.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, e ka konfirmuar lajmin për KosovaPressin, ndërsa ka thënë se ekipet janë në terren duke tentuar ta sanojnë problemin.