Metro

Reshjet e shiut turbullojnë ujin, ndërpritet furnizimi në disa zona

Reshjet e shiut turbullojnë ujin, ndërpritet furnizimi në disa zona
Foto: Ilustrim
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur të premten, se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, është turbulluar uji në kanalin e Ibër Lepencit.

Për këtë, KRU “Prishtina”, njofton konsumatorët e është e detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë nga ora 9.30 në lagjen Kalabria në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë.