Arbëri

“Pastrimi” ka dërguar 3000 lëndë te përmbaruesi

Prishtinë, 4 janar (Ekonomia Online) - Kompania rajonale “Pastrimi” ka dërguar te përmbaruesi afro 3000 lëndë. Kryeshefi ekzekutiv i “Pastrimit”, Burim Kelmendi, për “Ekonomia Online”, ka treguar se borxhet e konsumatorëve janë rreth 5 milionë euro.

“Kjo koha e pandemisë ka ndikuar në të gjithë sektorët e jetës, padyshim që ka ndikuar edhe në sektorin e grumbullimit të mbeturinave jo vetëm në regjionin e Prishtinës, por edhe në gjithë Kosovën sepse kompania jonë pa marrë parasysh a është pandemia na punojmë çdo ditë. Jemi afër realizimit të planifikimit duke marrë parasysh se ndryshimet buxhetore prej institucioneve ndodhin zakonisht në fund të dhjetorit jemi duke pritur një inkasim më të mirë të institucioneve, por jemi shumë afër të ligjit të planifikimit. Kompania e pastrimit i ka pagur pagat me rregull furnizimet e të gjitha kontributet e tatimet por megjithatë kemi pasur vështirësi të mëdha këtë vit. Përafërsisht 5 milionë euro na kanë borxhe. Ne bëjmë një selektim për përmbarim dhe i kemi dërguar 3 000 lëndë”, tha Kelmendi.

Ai ka treguar se kanë nevojë për makineri të re, ngase pothuajse çdo ditë kanë 120 kamionë të prishur për shkak të vjetërisë.

“Shpresojmë që të ketë përmasime në rregullimin e disa objekteve në komuna tjera. Përmasimi i makinerisë dhe do të shohim se sa do të vazhdojë kjo gjendje. Nuk jemi të sigurt se vitin tjetër nuk do të jetë vit pandemik. I kemi këto projekte fazën e rregullimit të objekteve në Fushë-Kosovë dhë Podujevë dhe disa renovime në komuna tjera. Dhe kemi nevojë për makineri çdo ditë sepse çdo ditë kemi prishje përafërsisht 120 kamionë. Ne kemi 35 deri në 39% mbeturinave të Kosovës i mbulon kompania e pastrimit. Në vitin tjetër do të kemi sasi shumë më të madhe”.