Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punime në rrjetin e ujësjellësit, një zonë në Prishtinë do të mbetet pa ujë për shtatë orë

Foto: Koha / ilustrim

KRU Prishtina ka njoftuar se nesër do të ndërrohet një gyp i ujit në rrugën “Llapi” në Prishtinë.

KRU Prishtina ka thënë se ky projekt është bashkëfinancim i saj edhe Komunës së Prishtinës, ndërsa do të realizohen punimet në kyçjen e gypi me diametër fi 200 mm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ‘Bajram Bahtiri’ dhe rrugët përreth, se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.