Arbëri

Lagjja “Sofalia” në kryeqytet të shtunën pa ujë e pa rrymë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton banorët e lagjes “Sofalia” se të shtunën do t’u ndalet uji.

Sipas KRUP-it, kjo pasi KEDS-i do ta ndalë rrymën nga ora 9 deri 21.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes " Sofalia " në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e shtunë, 5 dhjetor 2020 do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, njofton KRUP-i.