Arbëri

KRUP-i me thirrje për kujdes gjatë instalimeve të ujëmatësve: “Mund të ngrihen”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” , bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë instalimit të ujëmatësve, prej këtij muaji, kur i ftohti tashmë veç ka nisur.

KRUP thotë se tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit, mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë.

“Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm / në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë”, njofton KRUP.

Tutje, në këtë apel KRUP-i njofton edhe se si duhet vepruar në këto raste.

“Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, poashtu dhe valvolen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve”, thuhet në njoftim.

KRUP gjithashtu apelon që në katet përdhe ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, të merren masa dhe të izoloni që të mos vijë deri te ngrirja.

“Apelojmë tek konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mire, garazhe, bodrume dhe ata te vendosur cektë nen sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim ne garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim te brendshëm ujëmatësit me materiale qe pengojnë ajrin e ftohtë”, këshillon Ujësjellësi “Prishtina”.