Arbëri

A po e “shpëton’’ pandemia buxhetin e komunës së Prishtinës?

Mbi 27 milionë euro është shuma e tepricës buxhetore që Komuna e Prishtinës e barti në arkën e saj nga 2019-a në buxhetin e vitit 2020 si rrjedhojë e mosrealizimit të projekteve paraprake.

Me një buxhet prej 120 milionë eurosh, viti pandemik nuk qe shumë i suksesshëm në realizim të punimeve, transmeton KOHA.

E buxhetin e mosshpenzuar në çka ishte paraparë, Komuna e Prishtinës po e drejton drejt situatës me COVID-10.

Qëndrim Arifi nga INPO thotë se pavarësisht situatës me të cilën përballet e tërë bota, ka projekte që është dashur të jenë të përfunduara e që shumë prej tyre ende nuk kanë nisur.

E sipas degës së PDK-së në Prishtinë, kryetari Ahmeti nuk mund të shfrytëzojë situatën e krijuar me pandeminë për mosrealizim të projekteve.

Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se mosrealizimi dhe mosinvestimi në projektet kapitale po tregon paaftësinë e Komunës për të menaxhuar me to.

Ndryshe mendon këshilltari komunal nga radhët e PSD-së, Adrian Berisha.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe ka qenë i pamundur fokusi i Komunës në projekte të tjera duke pasur parasysh nevojën për t’i ndihmuar qytetarët me mjete financiare.

Vitin e ardhëm, Komuna e Prishtinës do të ketë në ‘’xhepin’’ e saj mbi 85 milionë euro.