Arbëri

Ahmeti: Këtë javë përfundojnë trajnimet e 20 kontrollorëve të parë të Prishtina Parking

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se këtë javë do të përfundojnë trajnimet e 20 kontrollorëve të parë të Prishtina Parking.

Ai ka shtuar se javën tjetër fillojnë me dy rrugë për t’u zgjeruar pastaj në krejt qytetin.

“Rrugët e para janë Fehmi Agani (kafet e vogla) dhe rreth Rexhep Lucit. Mos harroni, çdo parking publik do të jetë me pagesë. Mundësia është të paguhet me aplikacion, sms (edhe Vala edhe Ipko), biletë, dhe pajisje. Ata që nuk janë rezidentë e kanë 2 orë maksimumin dhe paguhet për minutë. Pra, 7 minuta me qëndruar paguhen 7 minuta. Rezidentët kanë përparësi dhe mund të qëndrojnë 24 orë dhe mund të kenë pagesë mujore. Vetura e parë për familje është lirë e pastaj për çdo veturë tjetër shtrenjtohet”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka theksuar se mospagesa rezulton në bllokim të veturës dhe dënim 25 euro.

“Marrja me merimangë është kosto shtesë. Do të lirohen shumë vendparkingje. Përmes aplikacionit mund ta dini në çdo kohë ku ka parkingje të lira”, ka thënë Ahmeti.