Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grante për mikro-biznese. Ai thotë se kjo ka ndodhur për më pak se dy orë.
Ahmeti në një postim në Facebook ka thënë se kjo duhet të jetë alarm për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.
“Në qoftë se kjo nuk është alarm për qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen”, ka shkruar ai.
Nga sot është paralajmëruar se në komunën e Prishtinës do të nisë zbatimi i fondit 5 milionësh për bizneset.
Ahmeti ka njoftuar se nga ky fond do të përfitojë çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.