1 perditesime
23:41

Ahmeti: Rryma është lëshuar disa herë por nuk po e mban rrjeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se në kryeqytet ende është duke u punuar për të lëshuar energjinë elektrike në disa lagje që kanë mbetur pa të prej të premtes mbrëma.

Përmes Facebook-ut, ai thotë se pavarësisht që rryma është lëshuar disa herë, nuk po e mban rrjeti.

“Sipas informatave nga KEDS disa herë pasi e kanë lëshuar rrymën nuk po e mban rrjeti. KOST nuk ka mundur ta rregullojë, ndërsa KEDS po punon në një lidhje alternative dhe gjithmonë sipas KEDS rryma do të lëshohet shpejtë”, shkroi Ahmeti në Facebook.

 

Sipas informatave nga KEDS disa herë pasi e kanë lëshuar rrymën nuk po e mban rrjeti. KOST nuk ka mundur ta rregullojë,...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Saturday, November 21, 2020

 

21:51

Banorët në “Bregun e Diellit” ende pa rrymë prej të premtes mbrëma, KEDS-i thotë janë duke punuar

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar se janë duke punuar me kapacitete të kufizuara deri në energjizimin e plotë të të gjithë konsumatorëve.

KEDS-i përmes Facebook, thotë se kjo po ndodhë për shkak të ngarkesave momentale që po i rrezikojnë asetet e KOSTT-it, raporton KOHA.

“KEDS po bën të pamundurën që të kthej sa më parë furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorë. Me dhjetëra ekipe të KEDS janë në terren duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjithë konsumatorëve tu kthehet furnizimi me energji elektrike”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, KOSTT-i ka njoftuar se që nga mbrëmja e së premtes, ekipet e tyre dhe të KEDS-it kanë dalë në terren për verifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. KOSTT-i ka shkruar se për shkak të rritje së madhe të konsumit, mund të ketë reduktim të ngarkesës gjatë pikut deri në 5MW.

Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është raportuar për mbi 12 orë mungesë të rrymës.