Metro

Ahmeti: Do të propozojmë që personat që janë infektuar me COVID-19 të subvencionohen

Ahmeti: Do të propozojmë që personat që janë infektuar me COVID-19 të subvencionohen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se do të propozohet subvencionimi i qytetarëve të prekur me COVID-19 në Prishtinë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ata do të subvencionohen me 50 euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashtë shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor.