Metro

Mbyllet për dy javë kopshti “Gëzimi ynë” për shkak të rasteve me COVID-19

Mbyllet për dy javë kopshti “Gëzimi ynë” për shkak të rasteve me COVID-19
Foto: Ilustrim
 

Tetë raste me COVID-19 janë konfirmuar në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Prishtinë. Me ç’rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka rekomanduar mbylljen e tij për 14 ditë.

Siç thuhet në dokumentin me rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik “nga 21 grupe me fëmijë sa ka kopshti, shtatë grupe janë në vetizolim kurse 8 edukatore/staf kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga data 29.10.2020 deri më 07.11.2020”.