Radhë e gjatë e qytetarëve është parë në mëngjesin e sotëm para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.
Nga fotot e siguruara nga KOHA, shihet se qytetarët nuk e mbajnë distancën, por as ndonjë polic që mban rendin.
Qytetarët po presin në radhë për të marrë dokumentet e tatimit në pronë për regjistrim të veturave.
Qyteti i Prishtinës aktualisht është më i godituri sa u përket rasteve me koronavirus.
Të enjten nga 661 raste në nivel vendi, 324 u shënuan në Prishtinë.