Një autobusit të Trafikut Urban i janë thyer xhamat. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook.
Sipas tij, arsyeja e këtij veprimi është festa e Halloweenit.
“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveç se është traditë që nuk bëhet askund - sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë - në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se kanë apeluar te prindërit që të mos lejojnë daljen e fëmijëve në mënyrë që të shmangen grumbullimet, porse ka shtuar se “nuk kanë arritur të depërtojnë”