Metro

Kopshti “Shkronjat” në Prishtinë pranon 50 pako me materiale didaktike

Kopshti “Shkronjat” në Prishtinë pranon 50 pako me materiale didaktike

Kopshti “Shkronjat” në Prishtinë ka pranuar 50 pako me materiale didaktike, nga UNICEF-i. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se investimi më i madh që bëjmë si shoqëri është investimi në edukimin e hershëm të fëmijëve.

Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri duhet të jetë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që të kemi fëmijë të lumtur dhe shoqëri të shëndoshë në të ardhmen, ka thënë Ahmeti.