Në Komunën e Prishtinës deri më tani janë 941 raste aktive me koronavirus. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar të dhënat, ku njofton se në Prishtinë deri mw tani kanë vdekur 83 persona si shkak i COVID-19 dhe janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.
Hoti tutje ka njoftuar përmes pasqyrës epidemiologjike se nga 13 marsi deri më 25 tetor, në kryeqytet janë shënuar 5 mijë e 875 raste me COVID-19.
Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është komuna e Gjilanit, me 220 raste aktive.
-
27 tetor 2020 10:57
-
Shpërndaje në: