Metro

Rivitalizohen minibibliotekat në qendër të Prishtinës

Rivitalizohen minibibliotekat në qendër të Prishtinës

Janë tri sheshe kryesore në Prishtinë, minibiblitekat e të cilave po rivitalizohen dhe tani do të quhen minibiblioteka “Musine Kokalari”, minibiblioteka “Ali Podrimja” dhe minibiblioteka “Sartri & Simone”.

Gjithçka filloi në fundvitin 2019. Kryeqyteti i Kosovës brenda 3 muajve u bë me 12 lokacione të reja të librit. Në sheshet, parqet dhe lagjet kryesore u hapën minibibliotekat përmes së cilave u mundësohej qytetarëve leximi i librave përgjatë qëndrimit në hapësira publike dhe shkëmbimi i librave nën moton “sill një libër – merr një tjetër”, transmeton KultPlus.