Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë së hënës do të fillojë procesi i deratizimit vjeshtor, apo eleminimi i brejtësve, i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike në lagjet e Prishtinës.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook se ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve.
Ai ka ftuar banorët e Prishtinës të bashkëpunojnë në këtë proces, duke e quajtur shumë të rëndësishëm.
“Kërkojmё qё t'i hapni dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm nga ana jonё”, ka shkruar Ahmeti.