Arbëri

Shkurtimi i buxhetit nuk e dëmton Prishtinën

Rreth 33 milionë euro është shuma e shkurtimit buxhetor që Qeveria ua ka bërë komunave.

Por, kjo sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do ta dëmtojë shumë komunën pasi ajo ka buxhet të mjaftueshëm.

Ahmeti thotë se nga ky shkurtim nuk është prekur asnjë projekt, transmeton KOHA.

Asociacioni i Komunave ka dalë kundër këtij vendimi të qeverisë, me arsyetimin se në këtë mënyrë dëmtohen shumë projekte në komunat e vogla.

Në Institutin GAP poashtu thonë se ky vendim pritet t’i prek më shumë komunat e vogla, kurse më pak komunat e mëdha si kryeqyteti.

Sipas Salihut, Komuna e Prishtinës duhet që gjatë rishikimit të buxhetit në vitin 2021 të parashoh realizimin e projekteve të shtyra, por përmes të hyrave vetanake e jo nga grantet qeveritare.

Vendimin për shkurtimin buxhetor e ka arsyetuar me dëmet financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19.