Arbëri

Shoferët në kryeqytet parkojnë veturat në shtigjet për çiklistë

Me gjithë përpjekjet, ende të pamjaftueshme, që në rrugët e kryeqytetit t’u krijohen kushte edhe atyre që për mjet transporti përdorin biçikletat, kjo nuk po mjafton.

Shoferët e veturave nuk hezitojnë të parkojnë veturat në shtigjet e ngritura vetëm për ta, por edhe në trotuaret e parapara vetëm për këmbësorët.

Sipas situatës, policia duhet të shpeshtojë kontrollet dhe të rrisë ndëshkimet ndaj këtyre kundërvajtësve në komunikacion.