Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve të asfaltimit, nga sot në orën 08:00 deri të enjten, 10 Shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton” do të jenë mbyllura për trafik.
“Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e komunës.
