Metro

Sonte faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Sonte faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Sonte, në ora 19:30, do të fillojë faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë. Lagjet e përfshira sot do të jenë: Aktashi, Parku i Qytetit, Pejtoni, Lakrishta, Qendra e Qytetit, Vellushë, Lagjja e Muhaxherëve, Tophane dhe Vneshtat.

Faza e pestë e dezinsketimit hapësinor do të zgjasë gjashtë ditë, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në faqen në Facebook.