Arbëri

KEDS-i njofton se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje në disa lagje në kryeqytet

Descriptive Text

KEDS-i ka njoftuar se po bëhen punime në shumë lagje në Prishtinë. Për shkak të këtyre punimeve ka njoftuar se do të duhet ndërprerë edhe energjia elektrike në disa lagje.  Nesër do të ketë ndërprerje në Breg të Diellit.

Fillimisht KEDS kishte paralajmëruar se do të ketë ndërprerje sot në Breg të Diellit, por ndërkohë ka njoftuar se bëhet fjalë për ditën e nesërme. 

Sipas KEDS-it në Breg të Diellit po bëhet zëvendësimi i 30 transformatorëve dhe gjatë zëvendësimit të tyre KEDS ka thënë se do të ndërpritet energjia elektrike gjatë gjithë ditës.

“Gjatë zëvendësimit të transformatorëve, siç po bëhet nesër në një pjesë të Bregut të Diellit, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët që janë në daljen përkatëse, pasi nuk mund të punohet nën tension. KEDS po bën maksimumin që ato ndalesa të jenë sa më të rralla. Por, procesi i zëvendësimit merr kohë gjatë gjithë ditës”, është njoftuar nga KEDS-i.

KEDS ka thënë se këto projekte janë në kuadër të investimeve të kompanisë në Prishtinën, ku do të investohen 17 milionë euro, që përfshijnë 90 për qind të rrjetit të tensionimit të mesëm prej nga përfitojmë mbi 90 mijë konsumatorë.

Është thënë se mbi 800 punëtorë janë duke punuar, ndërsa në Bregun e Diellit dhe lagjen Pejton po bëhet rehabilitimi i rrjetit elektrik.