Metro

Hedh dheun pa leje, gjobitet dhe i merren targat e kamionit

Hedh dheun pa leje, gjobitet dhe i merren targat e kamionit

Komuna e Prishtinës vazhdon t’i gjobisë kompanitë të cilat po hedhin dheun në hapësirat që nuk iu lejohet pa pasur leje përkatëse.

Shkak i kësaj, inspektorët e Komunës së Prishtinës, sot i kanë gjobitur dhe kanë konfiskuar targat e një kamioni.