Arbëri

Një 13-vjeçar në Prishtinë në mesin e të vdekurve nga COVID-19

Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar listën me persona të vdekur nga Covid-19 në këtë komunë.

Janë 28 persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi, e në mesin e tyre është edhe një 13 vjeçar.

Me këtë rast Ahmeti edhe njëherë ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes, pasi që siç thotë ai viktimat nga Covid-19 nuk janë statistika.

"Janë bashkëqytetarë tonët qe e kanë humb betejën me këtë sëmundje të rrezikshme. Sot përveç që duam ti përkujtojmë secilin prej tyre - qytetarë të Komunës tonë që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë, apeloj nga zemra tek secili prej jush t’i përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska. Kjo është mbrojtja më e mirë dhe siguria që kjo listë të mos shtohet. Mbrojtje më e mirë se çfarëdo strategjie politike e kujtdo”, ka shkruar ai.

 

Viktimat nga Covidi nuk janë statistika. Janë bashkëqytetarë tonët qe e kanë humb betejën me këtë sëmundje të...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, July 30, 2020