Arbëri

Tollovi para Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, ndërhyn Policia

Edhe sot para Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, qëndruan dhjetëra qytetarë të cilit po prisnin që t’i merrnin shërbimet e tyre. Ndonëse kanë maska, aty nuk u respektua distanca pasi të gjithë ishin të ngjituri njëri pas tjetrit.

U desh ndërhyrja e pjesëtarëve të Policisë së Kosovë që t’i detyrojë të respektojnë distancën e cila është masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID19.

Një qytetarë tha se është duke pritur nga ora 06:00 e mëngjesit për një vulë apostile, por sipas tij as radha nuk po respektohet, as distanca, për çka edhe po rrezikohet shëndeti ynë.

Për tri ditë me radhë para Qendrës së Regjistrimit Civil është duke pritur Arif Zuka i cili ka ardhur nga Vitia për një vulë apostile.

Ai e pranon që nuk po respektohet distanca, por thotë se duke i respektuar masat nuk do arrijnë të kryejnë punë.

Sahit Bytyqi nga Peja ka ardhur për të marrë një vulë apostile për djalin e tij që jeton në Itali, por nuk e di se a do arrij të kryej punë për shkak të tollovisë.

Ndonëse nuk po e respektonte distancën si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, ky qytetarët thotë se nuk ka mundësi tjetër të kryej punë.

Edhe Armend Rama ka më shumë se dy orë që pret për t’u pajisur me vulë apostile, por thotë se për shkak të stafit të reduktuar po duhet të presin në radhë.

“Mbi dy orë jam duke pritur por po na thonë se jemi me staf të reduktuar dhe duhet të pritet në radhë për vulë apostile”, tha Rama.

Gjatë javëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i personave të prekur me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit 239 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa aktivë me koronavirus janë edhe 3331, ndërkaq të shëruar janë 4129 raste. Betejën me këtë virus në Kosovë deri tash e kanë humbur 192 persona./KsP.