Arbëri

Trafiku Urban në Prishtinë i kthehet orarit të rregullt

Descriptive Text

Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se i është kthyer orarit të rregullt të qarkullimit të autobusëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00, pas masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës, më saktësisht sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Trafiku Urban ka njoftuar se duhet kufizuar numri i udhëtarëve maksimalisht në 20 në një autobus dhe të mbahet distanca fizike, si dhe obligim është mbajtja e maskave.

“Pas ndryshimit të orarit të lëvizjes së lirë, rikthehet orari i rregullt i qarkullimit të autobusëve në linjat e Trafikut Urban nga ora 06:00 deri 22:00. Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.