Arbëri

Banorë të një kompleksi banesor në rr. “dr. Shpëtim Robaj”, gjithë ditën pa ujë

Banorë të një kompleksi në rrugën "dr. Shpëtim Robaj" në Prishtinë, ankohen se kanë gjithë ditën që nuk kanë furnizim me ujë.

Bëhet fjalë për banesat e njohura si "të Latës" rrugës për Gërmi.

"Nga mëngjesi jemi pa ujë. Në orët e pasditës na thanë në qendren e thirrjeve se uji është lëshuar dhe prisni derisa gypat të mbushën me ujë, por edhe pas orës 21.00 ende nuk ka ujë. Dhe problemi është se gati çdo ditë ka ndërprerje të furnizimit", thotë banori i këtij kompleksi banesor Rrahman Mehmeti.

Edhe banorë tjerë të kësaj lagjeje i janë ankuar KOHËS gjatë ditës për të njëjtin problem.

KOHA nuk ka arritur të kontaktojë zyrtarët e KRU "Ujësjellësi" për këtë problem.