Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka hasur në shumë manipulime me ujëmatës gjatë kontrollimit të zonave ku shërben: si Prishtinë, Fushë-Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë.
Sipas njoftimit të KRU Prishtina, identifikimi i manipulimeve me ujëmatës do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr. 06 / L - 074 , neni 314n konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë. Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët po vazhdojnë me veprime konkrete në terren. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, po ashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet (me këste mujore 12 - 36 muaj ) varësisht nga shuma totale e borxhit”, thuhet në komunikatën e KR Prishtina të enjten.