Metro

​Organizata SIT: Prishtina me më së shumti raste të dhunës në familje

​Organizata SIT: Prishtina me më së shumti raste të dhunës në familje

Izolimi në kohë të pandemisë ka ndikuar në shtimin e numrit të rasteve të dhunës në familje. Sipas organizatës SIT, komuna e Prishtinës prin me numrin e raportimit të dhunës, ku vetëm gjatë pandemisë janë raportuar 239 raste.

Nga organizata SIT, Elza Islami, ka thënë për KosovaPress, se ndikimi i pandemisë vërehet më shumë te grupet e margjinalizuara, derisa ka theksuar se numri i rasteve të raportuara për dhunë, gjatë pandemisë ka qenë dukshëm më i lartë.