Metro

Gjatë kësaj jave Prishtina pret të mbërrijnë testet e para serologjike

Gjatë kësaj jave Prishtina pret të mbërrijnë testet e para serologjike

Komuna e Prishtinës pret që gjatë kësaj jave të mbërrijnë testet e para serologjike, përparësi e të cilëve janë rezultatet të cilat bëhen të ditura brenda 15 minutave e që ndihmojnë në zbulimin e rasteve me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili në një intervistë për KosovaPress konfirmon se të parët që do të testohen janë punëtorët e këtij institucioni.