Arbëri

“038” në fund të sezonit

Magazina informative për kryeqytetin do ta përmbyllë sezonin të premten mbrëma.

Emisioni do të sjellë një përmbledhje të problemeve me të cilat janë ballafaquar qytetarët e lagjeve periferike të Prishtinës, por nuk do të mungojnë as materiale të cilat shpalosin detaje për disa projekte që pritet të jetësohen gjatë muajve të verës me qëllim përmirësimin e përditshmërisë së kryeqytetasve.

Emisioni “038” do të rikthehet në ekranin e KTV-së nga shtatori me ndryshime në përmbajtje dhe me termin e ditë të re të transmetimit.

Emisionin “038” mund ta ndiqni të premten nga ora 20:00 në KTV.