Metro

43 për qind e rasteve aktive me COVID-19 janë në Prishtinë

Prishtina është komuna e cila për disa ditë është duke prirë me numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Numri i madh i banorëve, por edhe mosrespektimi i masave nga ana e qytetarëve, ka bërë që kryeqyteti të jetë vatra më e madhe e pandemisë thuajse tërë qershorin.