Arbëri

KRUP-i thirrje për kujdes ndaj rrjetit të kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë thirrje te qytetarët të kenë kujdes ndaj rrjetit të kanalizimit.

“Po aq sa është e rëndësishme ruajtja dhe mbrojtja e burimeve ujore, shpenzimi racional i ujit të pijshëm, aq e rëndësishme është edhe kujdesi ndaj rrjetit të kanalizimit. Çdo ditë, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza intervenojnë në zhbllokime e pastrime të pusetave të kanalizimit prej 10 deri në 15 raste, në tërë zonën e shërbimit. Puna e tyre gjithnjë e shkëlqyeshme do të bëhej pak sa më e lehtë, nëse kujdesi ynë ndaj rrjetit të kanalizimit do të ishte më në nivel!”, bën apel KRUP-i.